19-04-2024

Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën paraprake ka pasur një rënie prej 48 rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi.

Sa i përket Prizrenit, janë 19 raste më pak, raporton  “Gazeta e Prizrenit”.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërsa nga rajoni ynë, në Rahovec 1 rast (83 vjeç).

Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 292 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, të gjithë infektuarit 10 sosh janë nga qyteti, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.