Krahashuar me ditën paraprake, sot është raportuar sërish për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19.
Një nivel të Kosovës kanë qenë 115 raste më shumë, ndërsa në Prizren ka më pak raste 2apo 24 më pak, kur ishin 28 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.617 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 661 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste.
Sa i përket Prizrenit, 4 të infektuar janë nga qyteti, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: