Sot, sërish është raportuar për rënie të numrit të të prekurve me Covid-19 në Kosovë. Krahasuar me ditën paraprake, në nivel vendi ka 36 raste më pak, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Nga raporti del se brenda 24 orëve të fundit ka pasur 5 vdekje me Covid në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për 2 raste në Prizren (62 e 57 vjeç) dhe tri raste në Suharekë (83,76, 68 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.590 mostra, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive.
Rënie të ndjeshme të rasteve për 42 ka pasur në Prizren, ku nga 53, sot ka pasur 11 raste me Covid.
Lexo edhe:
U varros veterani i UÇK-së, Sefedin Zogaj
Sa i përket Prizrenit, të gjithë të infektuarit janë nga qyteti, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: