23-04-2024

U varros veterani i UÇK-së, Sefedin Zogaj  

Sot, iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Sefedin Zogajt.  Ai ishte luftëtar i lirisë nga Bellanica e Malishevës, që në pranverën e vitit 1998 u kyç në radhët e UÇK-së në formacionin ” Lumi” e më pas në Brigadēn “Ismet Jashari – Kumanova”.

Sefa u dallua për  transhet (istikamet) e punuara në Bllacë prej nga e mori edhe nofkën nga shokët “Bunkeri”, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pas luftës ai vazhdoi me kryerjen e detyrave në TMK në Batalionin e logjistikë,  ku u dallua sidomos pas luftës në rivarrimin e dëshmorëve dhe martirëve të luftës.

I fundit nga veterani Sefedin Zogaj u nda komandanti nënkolonel, Zenel Zekolli. /GazetaePrizrenit.net

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.