20-04-2024

Këto janë lokalitetet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Krahasuar me ditën e djeshme, sot është raportuar për rënie të ndjeshme të rasteve të prekura nga Covid-19.

Në nivel vendi ka 149 raste më pak, derisa në Prizren nuk ka ndryshim raporti, pasi edhe sot janë 11 raste, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes në rajonin e Prizrenit janë Prizren: 2 raste (82,72 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (77 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.530 mostra, prej të cilave rezultuan 478 raste pozitive.

Lexo edhe:

Prizren: Fjala përfundimtare në rastin ku për shujtat ditore të mësimdhënësve është e paditur Komuna

Sa i përket Prizrenit, 9 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa dy në Vlashnje,  transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.