Këto janë masat e reja anti-Covid, myllen kafiteritë
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë votuar masat e reja anti-Covid. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se masat hyjnë në fuqi nga data 7 prill dhe do të rishikohen më 18 prill.
Qytetarëve do të ju lejohet lëvizja e lirë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, përveç rasteve të emergjencave shëndetësore.
Lokaleve të gastronomisë do të ju lejohet të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “shërbim me porosi” dhe “drive thru”.
Marketet, farmacitë dhe furrat do të lejohen ta zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin si deri më tani, ndërkaq edhe provimet mund të mbahen duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u ndarë në grupe nga 10 persona.
Konviktet dhe menzat do të pezullojnë aktivitetet nga data 7 deri më datën 18 prill.
Marketet e mbyllura ushqimore janë të obliguara të përcaktojnë numrin e konsumatorëve dhe të shënojnë numrin maksimal të lejuar brenda në të njëjtën kohë./Gazeta Express