Këto janë rezultatet e Ballkanit dhe Malishevës (tabela)
Ballkani ka përforcuar pozitën e parë në tabelë në një moment të rëndësishëm kur gara po shkon drejt fundit.
Suharekasit në xhiron e tridhjetë e katërt kanë mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë goli i Rrahmanit i shënuar në minutën e tridhjetë e një, ai që e ka vendosur ndeshjen.
Pas kësaj fitore Ballkani gjendet në pozitën e parë me 69 pikë, dy më shumë se Drita në vendin e dytë.
Malisheva ka luajtur sot baraz me Prishtinën 1-1.
Javën e ardhshme Ballkani luan me Ferizajin, ndërsa Drita me Malishevën.
Në ndeshjet e tjera, Dukagjini ka mposhtur Drenicën me rezultat 4-1, Ferizaji ka fituar 1-0 ndaj Trepçës ’89./rtklive