12-05-2024

Peja mundi Trepçën, barazohet rezultati i ndeshjeve të fituara

Ndeshja e katërt e finaleve të “Play-off”-it i ka takuar Pejës. Kësisoji rezultati me Trepçën është barazuar në 2-2 dhe kampioni do të dalë nga ndeshja e pestë në “Minatori” të enjtën.  

87:83 ka qenë rezultati i ndeshjes së sontme në “Karagaçi”.

Takimin e parë e kishin fituar ‘Xehetarët’ 94:86, ndërsa ndeshjen e dytë pejanët 107:79, kurse përballjen e fundit e kishin fituar mitrovicasit.

Të dy skuadrat duan titullin pas një dekade, me pejanët që e kanë fituar për herë të fundit më 2013, kurse mitrovicasit e kishin fituar më 2012.

Verdhezinjtë eliminuan kampionin Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, ndërsa rruga e mitrovicasve ishte pak më e gjatë, duke mundur Bashkimin dhe Sigal Prishtinën./rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.