28-04-2024

Parashikimi i motit për sot (e hënë)

Për sot (e hënë) parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë edhe reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve.

Reshjet më të intensifikuara parashihet të jenë deri në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës do të fillojnë të mbesin të izoluara në zona të caktuara. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 18 – 22°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.