18-04-2024

Këto janë rezultatet e Lirisë gjatë përgatitjeve në Durrës (Foto)

Skuadra e Lirisë së Prizrenit është e kënaqur me përgatitjet që po bën në Durrës. Këtë e ka pohuar kryetrajneri, Skënder Shengyli, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Liria nga 31 janari po qëndron në bregdetin shqiptar, në fazën përgatitore ku synim ka rikthimin në elitë.

“Kemi punuar me intensitet të shtuar për të kompensuar kohën e humbur. Pos në aspektin fizik, kemi punuar edhe në atë tekniko-taktik në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur’ , ka thënë Shengyli.

Stërvitjet po mbahen në plazh dhe në stadiumin e Kavajës.

Skuadra ka zhvilluar edhe katër ndeshje kontrolluese. Fitore ka shënuar me Malishevën (3:0) e Minatorin (4:0). Kurse, ka barazuar me Dardanën 1:1, derisa ka pësuar nga Trepça ’89 2:1. Të dielën skuadra mbanë dhe një stërvitje, e më pas në drekë udhëton për në shtëpi./ GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.