01-05-2024

Këto janë të dhënat për numrin e votuesve në Prizren

Sipas të dhënave nga KQZ deri në orën 15:00 numri i qytetarëve që kanë votuar ka qenë 567.934 qytetarë apo 32.32%.

Sa i përket komunës së Prizrenit përqindja e votuesve është  26,91%.

Nga këto të dhëna bëhet e ditur se dy komunat me më së shumti votues deri në ora 15:00, kanë qenë Gjilani dhe Prishtina.

Kjo është paqyra: Prishtinë 37,73%, Gjilan 34,87 %, Ferizaj 32,43%, Pejë 31,06%, Mitrovicë 30,99%, Gjakovë 27,94% dhe Prizren 26,91%./GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.