Krahasuar me ditën e djeshme, sot ka një rënie të lehtë të rasteve të prekura nga Covid-19 në vend dhe Prizren.
Në nivel të Kosovës janë raportuar për 56, ndërsa në Prizren janë 15 raste me pak, pasi sot janë 26 të infektuar, raporton Gazeta e Prizrenit
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar dy raste të vdekjes: Malishevë 1 rast (72 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).
Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 1.686 mostra, prej të cilëve rezultuan 285 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 18 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: