17-05-2024

Prizren: Kandidatët për deputetë të PDK-së bashkëbisedojnë me mësimdhënës

Kandidatët për deputetë të PDK-së nga Prizreni, sot në mbrëmje kanë mbajtur një bashkëbisedim me punëtorët e arsimit, me ç’rast pos shpalosjes së disa pikave të programit të tyre për këtë fushë, ata kanë bërë edhe diskutime, rreth vështirësive dhe brengave kryesore në këtë fushë.

Sipas organizatorit ndonëse për shkak të hapësirës ishin ftuar vetëm disa mësimdhënës, në tubim morën pjesë shumë më tepër. Për këtë edhe është rënë dakord për mbajtjen e një takimi tjetër në një sallë më të madhe.

Nezir Çoçaj, ka thënë se në qeverisjen Thaçi 1 dhe 2, PDK ka arritur të ndërtojmë qindra shkolla, ka mundësuar libra falas, zbritje të semestrave, ngritje të pagave deri në 200 %, ngritja e cilësisë në arsim e shumë punë të mëdha në fushën e edukimit.

Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, E brendshme

Ai po ashtu ka përmendur edhe çështjen e menaxhimit të arsimit në tri vitet e fundit kur pushtetin komunal e mban Vetëvendosja, duke bërë një krahasim me atë të kohës së PDK-së, që kishte njerëz shumë më të përgatitur dhe akademik në Drejtorinë e Arsimit.

Kandidati, Alban Bislimaj përmendi çështjen konkrete kur ka filluar të punojë në arsim, kur arsimtari paguhej “me vitra”, ndërsa vëllai i tij, duke parë standardin jetësorë të mësimdhënësve nuk preferoi ta vazhdojë shkollimin.

Imazhi mund të përmbajë: 5 njerëz, including Lumnije Rakaj and Adem Morina, njerëz të ulur dhe E brendshme

Disa nga mësimdhënësit, ndërkaq pos ngritjes së pagave që në një farë forme ia ktheu dinjitetin arsimit, si meritë tjetër të PDK-së përmendën edhe çështje të tjera si atë të librave falas, kur për herë të parë në mënyrë të kompletuar me libra, me 1 shtator erdhën të gjithë fëmijët pa dallim të gjendjes ekonomike, pastaj zbritjet e pagesave për studentët në universitet, konvikte, mensë, etj.

Po ashtu u përmend edhe çështja e mungesës së sigurimeve shëndetësore, si dhe ajo e njohjes së përvojës për mësuesit e viteve të ’90-ta. /GazetaePrizrenit

Imazhi mund të përmbajë: 5 njerëz, Zmadho

Asnjë koment

Comments are closed.