26-11-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën paraprake, sot ka shtim të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, por në Prizren ka pasur rënie, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Në nivel të republikës janë 8 raste më shumë, ndërsa në Prizren 7 raste më pak.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Suharekës (80 vjeç).

Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 445 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 20 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.