28-04-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën paraprake, sot ka shtim prej 13 rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, derisa në Prizren janë 28 raste më pak, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, tri prej tyre në rajonin e Prizrenit, përkatësisht një 36 vjeçar në Prizren dhe në Suharekë 1 rast (63 vjeç).

Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 4.371 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 873 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 8 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa 1 në fshatin Zym, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.