Krahasuar me ditën e paraprake edhe sot ka pasur një rënie të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi.
Sa i përket Kosovës ka pasur 31 raste më pak, ndërsa në Prizren janë 10 raste më shumë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një rast i vdekjes, në Rahovec 1 rast (73 vjeç).
Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.388 mostra, prej të cilëve rezultuan 290 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 20 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa 5 raste në fshatra, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: