Edhe sot ka vazhduar shtimi i rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, por krahasuar me ditën paraprake në Prizren ka pasur rënie të të infektuarve, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sa i përket Kosovës ka pasur 37 raste më shumë, ndërsa në Prizren janë 9 raste më pak.
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.281 mostra, prej të cilëve rezultuan 344 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 23 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa 2 raste në fshatra, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: