18-05-2024

Zonat që janë më të rrezikuara prej vërshimeve në Kosovë

Reshjet që kanë nisur nga dita e djeshme dhe po vazhdojnë edhe sot kanë shkaktuar vërshime në disa vende në Kosovë.

Hidrologu i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Bashkim Kastrati, ka treguar në Info Magazine se vërshimet megjithatë janë të një intensiteti më të ulët krahasuar me vërshimet që ndodhën para disa javësh.

“Ne qysh ditën e hënë e kemi dhënë një informacion se gjatë këtyre ditëve pritet të ketë reshje të intensitetit pak më të lartë, por jo ashtu si ishte para disa javësh. Edhe kjo situatë ka mjaftuar që në disa zona të paraqiten disa vërshime të shpejta derisa edhe disa lumenj më të mëdhenj kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe kanë shkaktuar përmbytje. Këto janë të intensitetit më të vogël sesa që ka qenë herën e kaluar”.

“Nivelet gjatë ditës kanë arritur nivelet maksimale ditore, por janë larg kuotave për të shkaktuar dëme të përmasave që ishin para disa javësh. Gjatë ditëve në vijim pritet që të kenë ulje graduale dhe të kthehen në shtretërit e tyre”.

Asnjë koment

Comments are closed.