Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën paraprake ka shtim të ndjeshëm të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, raporton  “Gazeta e Prizrenit”.

Në nivel të republikës janë 106, ndërsa në Prizren 13 raste më shumë.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç).

Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 2.966 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 398 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 22 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa një nga Atmaxha, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.