Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit prej nga janë rastet e reja me Covid

Edhe sot është raportuar për ngritje të numrit të të prekurve nga Covid-19 në Kosovë, ndërsa në Prizren janë raportuar dy raste të vdekjeve në Spitalin e qytetit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 514 raste të reja me Covid-19 në Kosovë nga 1,750 mostra të testuara njofton IKSHPK-ja.

Zyrtarët nuk kanë dhënë hollësi rreth identitetit të të vdekurve në Prizren.

Ndërkaq, në Prizren, sot kemi 23 të infektuar të ri, 18 prej të cilëve janë nga qyteti, ndërsa nga një person në Zhur, Korishë, Billushë, 2 persona janë në Lubizhdë, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Prizren: 56 anëtarë të rinj i bashkohen PDK-së

Siç shihet në tabelë, edhe sot ka edhe të infektuar nga vendbanimet përreth rajonit:

Fotografia e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës