26-04-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit prej nga janë të infektuarit e rinj me Coronavirus

Ndonëse, krahasuar me ditët apo edhe javët paraprake,  sot janë raportuar shifra më të ulta të të prekurve me Covid-19 në Kosovë,  kur nga 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren,  78 presona kanë rezultuar pozitiv.

Përkundër që shifrat e sotme janë më të ulëta, në Prizren dolën 7 të infektuar, shumica prej të cilëve apo 4 sosh janë në Prizren, ndërsa të tjerët në fshatra, përkatësisht në Gjonaj, Planejë,  dhe Medvec, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Vetëm fjalimet në Kuvendin e Prizrenit nuk e përmirësojnë gjendjen e rënduar në arsim

 

Po ashtu edhe nga lokalitetet e rajonit tonë, si Suhareka, Rahoveci,  Dragashi, etj., janë disa raste, të cilat i keni në tabelën e paraqitur. /GazetaePrizrenit. net

 

Asnjë koment

Comments are closed.