18-04-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Për dallim nga dita paraprake, sot është raportuar për rënie të ndjeshme të rasteve të prekura nga Covid-19, por Prizreni sot, kishte më së shumti raste të vdekjeve në Kosovë.

Në nivel vendi ka 125 raste, derisa në Prizren 20 më pak, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Nga raporti del se brenda 24 orëve të fundit ka pasur 5 vdekje me Covid në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për 4 raste në Prizren (80, 73, 67, 50 vjeç), dhe në Suharekë 1 rast (76 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.565 mostra prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive.

Lexo edhe:

Prizren: Zbulohet shtatorja e Skënderbeut

 

Sa i përket Prizrenit, 14 të infektuar janë nga qyteti, 3 nga Zhuri, ndërsa nga 1 rast në Ramajë, Gjonaj, dhe Korishë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.