19-04-2024

Këto janë vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Krahasuar me ditën e djeshme, sot është raportuar për rënie të ndjeshme të rasteve të prekura nga Covid-19, por në Prizren ka pasur ngritje të lehtë.

Në nivel vendi ka 72 raste më pak, derisa në Prizren 7 raste më shumë, pasi dje ishin 5 sosh, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Në rajonin e Prizrenit janë dy vdekje: në Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Dragash 1 rast (75 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 744 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 109 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, të 12 infektuarit janë nga qyteti, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.