13-07-2024

KF Liria ia vazhdoi kontratën Brandos

KF Liria e Prizrenit njoftoi se ka vazhduar kontratën Erdogan Brandon, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Kemi nderin të njoftojmë opinionin publik, qytetarët e Prizrenit, futbolldashësit dhe në veçanti tifozët e klubit tonë, që kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me ikonën e klubit, Erdogan Brando.
Brando do të vazhdojë punën e tij ashtu siç e bëri pjesën e fundit të sezonit të kaluar, me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë të mundshëm.
Së bashku me trajnerin, do të punojmë pareshtur për arritjen e qëllimeve të klubit”, thuhet ne njoftim, /Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.