18-05-2024

KF ” LIRIA” kalon në menaxhim privat

Përmes një konference për media, kryetari i KF ” Liria”, Qemal Krasniqi, dhe anëtarët e komisionit për dhënien në menaxhim privat, kanë njoftuar se nga dita e sotme Raman Kiçes – KA sportmanagement, i jepet në mënaxhim privat 10 vjeçare skuadra më e njohur sportive në Prizren.

Qemal Krasniqi njoftoi në emër të Komisionit për punën e bërë deri më tash, procedurat dhe gjithë angazhimin për këtë proces, me ç’rast falënderoi edhe DKRS-në, për ndihmën e dhënë në këtë rast, raportoi tv Prizreni.

Vendimi u bë publik, sot në këtë konferencë shtypi, ku krahas anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe Mirsad Çollaku, anëtar i KE të FFK-së dhe kryetar i LRF në Prizren.

Ndryshe, dje në ndërtesën e Kuvendit Komunal, para anëtarëve të Komisionit të KF Liria, lidhur me Thirrjen Publike, dt.31.03.2022, ofertat i kanë paraqitur dy aplikuesit: Agim Buduri dhe Raman Kiçe.

Pas përfundimit të paraqitjeve të planprogrameve zhvillimore dhe atyre financiare, Komisioni 6-të anëtarësh vlerësoi në këtë mënyrë:
1.Agim Buduri 392 pikë dhe
2.Raman Kiçe 566 pikë

Ndërkohë, fituesi Raman Kiçe dhe Komisioni do të nënshkruajnë marrëveshjen ( kontratën ) lidhur me menaxhimin e mëtejmë të KF Liria, u tha në këtë konferencë për media.

Asnjë koment

Comments are closed.