24-11-2024

KFOR-i- Listes Serbe në Zveçan: “Ju na rrezikuat të hënën, nuk e harrojmë atë dite”

Përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët janë prezent gjatë terë kohës në protestën që po mbahet nga e hëna në Zveçan, kanë negociuar me pjesëtarët e KFOR-it.

Këta të fundit i thanë serbëve se ju kemi kërkuar të hënën që ta kontrolloni turmën e juaj dhe të respektoni, për hirë të komunikimit, por ju nuk na lejuat të ecnim lirshëm mua e as kolegët e mi.

“Ju na keni rrezikuar, të hënën kur jam kthyer te automjeti im ka qenë i shkatërruar. Nuk mund ta harrojmë atë ditë sepse mund të përsëritet. Unë nuk mund të harrojë atë që keni bërë të hënën”, ka thënë përfaqësuesi i KFOR-it gjatë bisedës me ata të Listës Serbe./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.