25-11-2024

KFOR-i turk e kryen trajnimin për kontrollin e trazirave në kampin Bondsteel

Misioni i NATO-së, KFOR, ka bërë të ditur se Njësitë turke nga Komanda Rajonale në Lindje e kanë realizuar një trajnim sot.

Në postimin në Facebook bëhet e ditur se njësia turke e ka kryer trajnimin për kontrollin e trazirave të turmës në kampin Bondsteel.

” KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim. /IO

Asnjë koment

Comments are closed.