20-04-2024

KFOR-i turk investon në shkollën e Krushës së Vogël

Misioni shërbyes civilo-ushtarak turk vazhdon të mbështes arsimin sidomos në komunën e Prizrenit. Tashmë ka përfunduar projekti i renovimit të klasave, bibliotekës dhe kabinetit të informatikës të shkollës fillore “Krushë e Vogël”.

Ky është njoftimi i plotë:

Ka përfunduar projekti i renovimit të klasave, bibliotekës dhe kabinetit të informatikës të shkollës fillore “Krushë e Vogël”, e cila tanimë është vënë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle.

Në kuadër të këtij projekti, të financuar nga KFOR-i Turk, është bërë furnizimi i klasave të mësimit me banka, karriga dhe dollapë, biblioteka poashtu është pajisur me rafte, dollapë dhe tavolina pune si dhe kabineti i informatikës është pajisur me 8 kompjuterë, tavolina dhe projektor.

Po ashtu, në kuadër të këtij projekti është bërë renovimi i të gjitha klasave dhe bibliotekës, përfshirë sistemet elektrike dhe të infrastukturës në përgjithësi, si dhe depot e katit të dytë janë ndarë me panele duke krijuar kushte më të mira dhe higjienike për nxënësit e kësaj shkolle.

  

Asnjë koment

Comments are closed.