Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete në autostradën ‘Arbën Xhaferi’
Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, në dalje të fshatit Babush, ku në skaj të rrugës është gjetur pa shenja jete një vajzë. Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme bashkë me njësitet tjera përkatëse.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktima që u gjet e vdekur është Olena Kozii (shtetase e huaj), e moshës rreth 23-vjeçare.
Në bazë të informacioneve të para, afër trupit nuk është gjetur diçka e dyshimtë por që akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së saj.