27-11-2024

Kjo është gjendja e personit që u ther me thikë dje në Prizren

Pasditen e djeshme në rrugën “Ali Hadri” në Prizren është therur me thikë një person.

Policia e Kosovës konfirmon se si pasojë e kësaj janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IO/

Asnjë koment

Comments are closed.