Kjo është gjendja me Covid gjatë 24 orëve
MSH njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 13 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 2138 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 157.346.
Ndërsa janë 439 raste aktive.