23-11-2024

Kjo është paga mujore e një pjesëtari të njësitit të policisë që protestoi sot para qeverisë

Njësiti më elitar i Policisë së Kosovës të mërkurën u pozicionua para objektit të Qeverisë, por jo si zakonisht për ta ruajtur rendin, këtë herë për të protestuar.

Kërkojnë kushte më të mira, duke përfshirë edhe pagat të cilët thonë t’i kenë të ulëta.

Ndaj kësaj proteste, të mërkurën ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 27 për qind e pjesëtarëve të Policisë kanë pasur të hyra më shumë se 1000 euro në muaj.

”Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet. Jetojmë në Kosovë, ku BPV për kokë banori në muaj është rreth 460 euro. E sivjet, 2.134 policë të Kosovës, apo gati 27% morën më shumë se 1.000 euro në muaj mesatarisht. Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI)”, ka thënë Kurti ndër tjerash.

Por, gjatë ditës në studion e Frontal të T7, ka qenë i ftuar Imer Zeqiri, kreytar i sindikatës së Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se paga bazë e këtij njësiti është 619 euro, duke treguar se pas implementimit të Ligjit të Pagave është larguar shtesa e rrezikshmërisë për policët

”Varësisht se cila është grada e tij, a është polic, rreshter apo toger brenda këtij njësiti. Nëse e marrim një polic të lartë që e ka koeficienti 5.9 aktualsiht paga e tij është 619 euro dhe kur llogaritet që ky njësit para implementimit ë ligjit të pagat ka pas shtesë për rrezikshmërisë 215 euro dhe plus 100 euro me një vendim të qeverisë i bie 315 euro, shtesë që nga implementimi i pagave nuk e kanë pranu asnjëherë”, ka thënë ai.

E për statistikat e publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që “ka polic që merr deri në 2 mijë e 200 euro në muaj”, Zeqiri ka thënë se bëhet fjalë për orët shtesë.

Kështu, ai ka thënë se orët shtesë nuk kanë të bëjnë me pagën bazë. /Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.