26-04-2024

Kjo është pasuria e drejtorit të Spitalit të Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj ka deklaruar tre vende pune si drejtor i këtij institucioni, kirurg në spital, si dhe ligjërues në kolegjin Rezonanca.

Përveç që është drejtor, Avdaj mban edhe kujdestari në spital ku pagën e tij vjetore e ka deklaruar 20 mijë e 366 euro, ndërsa në Rezonanca paguhet me mbi 12 mijë euro, shkruan Gazeta Shneta.

Avdaj ka deklaruar një shtëpi dhe një truall në emër të tij në vlerë 280 mijë euro, ndërsa një banesë dhe pesë parcela toke të përbashkëta. Ai ka para të gatshme në bankë rreth 30 mijë euro në llogarinë e tij, ndërsa 19 mijë euro i ka deklaruar në emrin e bashkëshortes.

Asnjë koment

Comments are closed.