Kjo është pasuria e Teuta Rugovës, të bijës së ish-presidentit të Kosovës
E bija e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova e cila ushtron funksionin e deputetes në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar pasurinë për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Deputetja Rugova ka deklaruar një shtëpi e cila kushton 1 milion e 500 mijë euro dhe një banesë e cila kap shifrën 68 mijë euro.
Këto pasuri të paluajtshme, deputetja ka deklaruar se i ka përfituar nga trashëgimia.
Në listën e pasurive të paluajtshme, deputetja ka deklaruar veturën e cila kushton 25 mijë euro, dhe që është në pronësinë e prindërve të saj.
Deputetja Rugova ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, e që ky detyrim është 8 mijë euro.
Nga paga e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës, Teuta Rugova për një vit fiton 18,701.57 euro. /telegrafi