27-07-2024

Kjo është renditja e Kosovës pas “lëshimit” të Zvicrës

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluara, gjithçka është ende e hapur në Grupin I.

Katër skuadra mund të kualifikohen në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Kosova i bërë një nderë të madh Zvicrës e Rumanisë, duke e mposhtur Izraelin.

Por, “Helvetikët” nuk e shfrytëzuan dhe u ndalën në një barazim 1:1.

Zvicra rimerr kryesimin e Grupit I, por nuk kanë siguruar ende kualifikimin.

Skuadra e Granit Xhakës ka 16 pikë, po aq sa ka edhe Rumania e vendit të dytë.

Izraeli mbetet i treti me 12 sosh, derisa Kosova është e katërta me 10 pikë.

Bjellorusia dhe Andorra janë në dy vendet e fundit dhe nuk kanë mundësi të kualifikohen.

Kosovës ka mundësi kualifikimi edhe pse është mjaftë e vështirë.

Një fitore e “Dardanëve” ndaj Zvicrës, si dhe një barazim apo fitore e rumunëve ndaj Izraelit dhe triumfi ndaj “Helvetikëve” do t’ia mundësonte kualifikimin Kosovës.

Ndeshjen e radhës, Kosova udhëton drejt Zvicrës, derisa Rumania përballet me Izraelin. /Lajmi.net/

Asnjë koment

Comments are closed.