Kjo pritet të jetë data e re e zgjedhjeve lokale në Kosovë
Në qershor të këtij viti u caktua nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, data e zgjedhjeve lokale më 17 tetor 2021, pas diskutimit që kishte pasur me partitë politike në vend.Por, me kalimin e muajve, gjendja me pandeminë COVID-19 ka ndërruar shumë. Numri i personave të infektuar, të atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të vdekurve si pasojë e COVID-19, shënuan rekorde.Mbi këtë bazë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka rekomanduar që të shtyhet tërë procesi zgjedhor.
Mirëpo në Presidencën e Kosovës sot, në orën 17:00, do të shkojnë partitë politike për të diskutuar këtë çështje.
Burime të “Zërit” bëjnë të ditur se ka shumë gjasa të shkohet me skenarin e votimit të partive aty nëse do të respektojnë rekomandimin e IKSHPK-së ose jo.Data, e cila ka rrjedhur nga burime brenda palës që po synon shtyrjen e zgjedhjeve, është 7 nëntor 2021, praktikisht e diela e parë e nëntorit.Në këtë mes, Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë përgatitjet për zgjedhjet lokale të datës 17 tetor, ku vetëm sot ka dhënë tenderin për modifikimin dhe përkrahjen teknike softuerike të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, atë të rezultateve preliminare dhe të aplikacionit për listat e votuesve.