17-05-2024

Klienti theri punëtorët e një Renta-car në Prizren, policia jep detajet e fundit

Dy persona janë therrur me thikë në një Renta-car në Prizren. Rasti ka ndodhur në pas një mosmarrëveshjes mes klientit dhe punonjësve të veturave me qera.

Në raportin e siguruar nga Gazeta10, thuhet se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, pasi natyra e lëndimeve është serioze.

“Me datën 12.02.2023 rreth orës 23.20 ka ndodhur një rast i Lëndimi i Rëndë Trupor, deri të ky rast ka ardhur si pasoj fillimisht një mosmarrëveshje verbale lidhur me qiradhënien e një veture tek Renta-car, pastaj i dyshuari i lartshënuar dyshohet se e ka goditur me thikë viktimën 1 dhe 2 si pasoj e kësaj viktimat janë dërguar në trajtim pran Spitalit Rajonal Prizren të cilët sipas natyrës së Lëndimeve dhe udhëzimit të Mjekëve janë transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të metutjeshëm”, thuhet në raportin e policisë të siguruar nga Gazeta10.

Sipas policisë të dhushuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe patrullat policore janë në kërkim të tyre, pasi njëri nga të dyshuarit është identifikuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar policia hetuese dhe prokurori I shtetit dhe rasti është nen hetime.

Asnjë koment

Comments are closed.