02-05-2024

Klubi i Kukësit drejt shitjes, ka ofertë nga Kazakistani

Klubi i Kukësit mund të ndryshojë pronar në të ardhmen, ose mund t’i shtohen disa të tjerë përveç familjes Gjici. Varet se si mund të ecin negociatat.

Prej kohësh përflitet se këta të fundit mund ta shesin klubin pas asaj që ndodhi me Safet Gjicin, por kjo është përgënjeshtruar pothuajse sistematikisht nga familjarët e tij dhe zyrtarët e klubit.

Ndërkohë, kohët e fundit ka shfaqur interes një konsorcium me seli në Kazakistan, që mësohet se kanë lidhje me klubin e Astanës, por deri pak kohë më parë kishin aksione edhe te klubi bjellorus Shakhter Soligorsk.
Një ofertë prej 2.5 milionë eurosh ka mbërritur në tryezën e verilindorëve dhe po punohet me detaje që kjo marrëveshje të marrë vulën përfundimtare./LP

Asnjë koment

Comments are closed.