26-04-2024

‘Koalicionet e balotazhit’, nga 21 komuna në balotazh, këto janë marrëveshjet në rajonin e Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor, njoftoi se në 21 komuna të Kosovës do të ketë edhe raund të dytë të zgjedhjeve.

Kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në ditën kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, nga 21 komuna që shkojnë në balotazh, vetëm në katër janë bërë publike arritja e marrëveshjeve për koalicione.

Telegrafi ka pyetur në qendrat e partive në lidhje me koalicionet e arritura ose përkrahjen që kanë marrë, por asnjëra nga to nuk kanë kthyer përgjigje.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, në PZAP dorëzohen tri ankesa

Deri më tani, koalicione të cilat janë bërë publike janë në Prizren, Malishevë, Gjilan, ndërkaq në Kamenicë megjithëse nuk është bërë e ditur se ka koalicion, AAK-ja ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin e LVV-së në garën e balotazhit, shkruan Telegrafi.

Në garën e balotazhit për të parin e Prizrenit, do të jenë Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës.

Derisa nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë dhënë përgjigje në lidhje me ndonjë koalicion të mundshëm për asnjërën nga komunat, në Prizren PDK—ja ka arritur të bëj koalicion me tri degë të partive atje.

Totaj i PDK-së ka njoftuar se ka arritur të marrë mbështetje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Socialdemokrate.

Në këtë komunë, Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se kanë vendosur që të mos e mbështesë asnjërin kandidat për kryetar të Prizrenit.

Në Komunën e Malishevës gara e balotazhit do të jetë mes kandidatit të Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati dhe Isni Kilajt nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deri më tani në këtë komunë marrëveshje koalicioni kanë nënshkruar Isni Kilaj i PDK-së, me Kastriot Berishën nga AAK, që ishte po ashtu kandidat për kryetar të Malishevës por që nuk arriti balotazhin.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.