16-04-2024

Kolona të gjata në hyrje të Kosovës nga Shqipëria, kosovarët kthehen nga bregdeti

Kosovarët në të shumtën e rasteve zgjedhin që verën ta kalojnë në Shqipëri. Njësoj po bëjnë edhe këtë herë.

Kosovarë të shumtë zgjodhën që këtë vikend të vizitonin bregdetin shqiptar, për t’u kthyer sonte përsëri.

Kolona të gjata janë shkaktuar sonte në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, e kjo shihet mjaftë qartë edhe në një video të dërguar në redaksi të Indeksonline.

Kosovarëve të cilët pushuan këtë vikend atje u duhet të presin për orë të tëra, në mënyrë që të arrijnë nëpër shtëpi.

Padyshim se Shqipëria mbetet ndër vendet më të vizatuara edhe këtë verë, pavarësisht pandemisë së shkaktuar nga COVID-19./Indeksonline/

Mos i humb

Asnjë koment

Comments are closed.