Kolona të gjata në Merdare dhe në Vërmicë
Kolona të gjata të veturave janë krijuar në Merdare.
Qytetarëve po iu duhet të presin deri në 2 orë e gjysmë për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje në këtë pikë kufitare është 500 metra e gjatë.
Ndërsa në pikën tjetër te Dheu i Bardhë, pritja është nga 30 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Kolonë e gjatë është edhe në Vërmicë, në dalje./IndeksOnline/