28-04-2024

Therje me thikë në Prizren

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Prizren, e njëri prej tyre i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshjeje kanë goditur me thikë viktimën.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy thika dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren, 22.07.2021 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur,  të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin goditë me mjetë të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy thika dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./FrontOnline

Asnjë koment

Comments are closed.