Kolonel Nezaj nga Policia e Kosovës mban ligjëratë në Romë
Më 16-18 prill 2024 në Kampusin Italian të Karabinierëve në Romë të Italisë, e organizuar nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë – George C. Marshall, u realizua Forumi ndërkombëtar – “Luftimi i Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”.
Aty morën pjesë përfaqësues të lartë nga Evropa, ShBA-ja dhe Amerika Latine, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të lartë policorë dhe studiues të sigurisë nga universitet të ndryshme prestigjioze. Republika e Kosovës u përfaqësua nga drejtori i Departamentit të Hetimeve, Kolonel Agron Nezaj, i cili mbajti ligjëratën me temë “Krimi i Organizuar në Ballkanin perëndimor dhe siguria rajonale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
