05-10-2024

Kombëtarja shqiptare e nis mbarë aventurën në Ligen e Kombeve

Shqipëria ka arritur një fitore të madhe ndaj Ukrainës, duke triumfuar me rezultat 2:1 në ndeshjen e saj hapëse të Grupit 1 të Ligës B në Ligën e Kombeve, që u zhvillua në Pragë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Shqipërinë që krijoi disa mundësi të mira shënimi. Mario Mitaj u dallua në minutën e 9-të me një depërtim të shkëlqyer dhe pasim për Qazim Laçin, i cili gjuajti jashtë. Në minutën e 31-të, Jasir Asani pati një mundësi të artë nga një pasim i Nedim Bajramit, por nuk arriti të konkretizojë.

Ukraina kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, kur Yukhym Konoplya shënoi me një gjuajtje të fuqishme nga zona, pas një reagimi jo të mirë nga portieri Thomas Strakosha.

Megjithatë, Shqipëria reagoi fuqishëm. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ardian Ismajli barazoi rezultatin në minutën e 55-të, pas një tollovie në zonën e Ukrainës.

Derisa përmbysjen e rezultatit kuqezinjtë e arritën në minutën e 66-të, kur Jasir Asani shënoi golin e fitores pas një aksioni të shkëlqyer dhe asistimit të Rey Manajt. Kjo fitore i jep kuqezinjve tri pikë të rëndësishme në nisjen e këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Ndeshjen e radhës kuqezinjtë e luajnë pas tre ditësh në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë, e cila sot fitoi ndaj Çekisë, 4:1./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.