22-11-2024

Komentuesit ‘thumbojnë’ Veselin: Në burg kanë me ta marr hakun se çka i ke bo çikës”

Rasti i vajzës së mitur nga Drenasi ka ngjallur reagime të shumta në vend. Komentuesit kanë thumbuar personazhin famëkeq të këtij rasti, të dyshuarin policin Vesel Veseli.

Sipas tyre, të njëjtit duhet t’i hakmerren personat që po vuajnë dënimet në burgjet përkatëse.

 

Mos ta nin , të presin te burgosurit ty me duar hapur. Të presin ata hunleshat e sapunit… Ky Pedofil e Polic… bash viktimë e sakt për ata te burgosurit. Jo be kush e prek ketë hut hahahaha i trishto edhe ata. Ne burg kane me ta marr hakun se çka i ke bo çikës more i fëlliqtë dhe i pafytyrë”, thuhet në disa komente.

 

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj masën e paraburgimit. Veseli dje ka rrëfyer para organeve të drejtësisë rreth historisë me vajzën e mitur nga Drenasi.

Hetuesi policor ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë duke thënë se në vitin 2017 nuk është marrë me rastin e vajzës.

“Nuk e kam trajtuar rastin, nuk kam dhënë kurrfarë kontributi për sa i përket rastit dhe natyra e rastit ka qenë që të trajtohet nga një zyrtar policor femër. Fakti që prokurori e përmend se kam shkuar të shkolla, e kam marrë numrin e telefonit, jam takuar me të dhe i kam bërë presion, nuk qëndron. Njoftimin e parë, që jam njoftuar me atë vajzë ka qenë fusha e futbollit në Poklek të ri, në fund të majit apo fillimi i qershorit, nuk e di saktësisht. Unë nuk i pranoj këto akuza, që i ka bërë prokurori dhe nuk qëndroi prapa tyre. Ju lutem që të ma caktoni një masë të butë. Unë as nuk do të ikë, as nuk do të ndikojë dhe do të përgjigjem sa herë që kërkohet nga unë”, është shprehur ai. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.