23-11-2024

“Komercijalna Banka” pushon aktivitetin në Kosovë

Komercijanlna Banka” nuk funksionon më në Kosovë. Siç raporton “Radio Kim”, dega e kësaj banke në Graçanicë është mbyllur dhe janë hequr tabelat dhe bankomatët që kishin qenë të vendosur në afërsi të filialit në oborrin e Qendrës së Kulturës.

Njoftimi për mbylljen e kësaj banke iu kishte shkuar klientëve dh punonjësve në fundin e vitit të kaluar dhe qytetarët që kanë pasur llogari të hapura janë njoftuar me mesazhe për mbylljen e bankës.

KosSev shkruan se punonjësit që marrin paga na Serbia, është dashur që të hapin llogari të reja në Bankën e Kursimeve Postare.

Deri më tani në Kosovë kanë funksionuar tetë degë të kësaj banke. Javën e kaluar është larguar edhe tabela nga filiali i kësaj banke në Mitrovicë dhe gjithashtu edhe bankomatët.

Asnjë koment

Comments are closed.