20-04-2024

Komisioni Hetimor për pandeminë fton për intervistim ish-ministrin e shëndetësisë

Kështu u vendos sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë, COVID-19.

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë për COVID-19, Mimoza Kusari-Lila tha se më datë 22 dhe 23 shtator do të ftojnë në intervistë ish ministrin Arben Vitia, menaxherin e Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, infektologun Izet Sadiku si dhe njërin prind të të ndjerit, Agon Musliu.

Kryetarja e këtij Komisioni, Mimoza Kusari-Lila tha se më datë 22 shtator (e martë) do të intervistohen menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, dhe njëri prind i Agon Musliut.

Ndërsa, siç tha ajo të mërkurën do të intervistohen ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe infektologu Izet Sadiku.

“Ftohen katër dëshmitarët për interviste në Komision. Më datë 22 shtator, Valdet Hashani dhe prindi i Agon Musliut dhe më datë 23 shtator Izet sadiku dhe Arben Vitia”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndryshe, anëtarët e këtij Komisioni janë duke kërkuar dokumentacione të vendimeve që janë marrë nga Ministria Shëndetësisë prej fillimit të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.