23-11-2024

Kompensohen edhe hoxhallarët

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka treguar se si do të shpërblehen disa kategori që kanë qenë të ekspozuara nga rreziku i infektimit.

Ai, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se do të kompensohen edhe pagat e hoxhallarëve pasi sipas tij një pjesë e tyre pagat i kanë marrë nga donacionet gjatë faljes ditën e premte.

“Ne i kemi ndaluar edhe ato aktivitete. Ne u qëndrojmë mbrapa në paga”, tha mes tjerash Bislimi. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.