09-07-2020

Njoftimi i Komunës së Prizrenit lidhur me lëvizjen brenda dhe jashtë komunës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar  se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të jenë në përkujdesje për implementimin dhe respektimin e masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë për lëvizjen e kufizuar të qytetarëve, që nisin nga e mërkura.

Lëvizja bazohet në bazë të numrit të parafundit në letërnjoftim të numrit personal, ndërkaq lëvizja me vetura nuk do të lejohet, thuhet në këtë njoftim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR QYTETARË LIDHUR ME LËVIZJEN BRENDA DHE JASHTË KOMUNËS SË PRIZRENIT

Me rastin e caktimit të masave të reja nga niveli qendror për lëvizjen e qytetarëve, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të jenë në përkujdesje për implementimin dhe respektimin e këtyre masave.

Lëvizja e qytetarët nga nesër, 15 prill, është e organizuar në bazë të orarit për lëvizje që bazohet në numrin e parafundit të numrit personal, ndërkaq lëvizja me vetura nuk do të lejohet.

Qytetarët apo operatorët ekonomikë që e kanë të obliguar lëvizjen jashtë orarit të përcaktuar, duhet të kenë parasysh që:

1. Operatorët ekonomikë esencialë do të vazhdojnë të kenë valide lejet të cilat i kanë nxjerrë më herët në ATK dhe Drejtorinë e Bujqësisë
3. Lejet e qarkullimit vlejnë vetëm për territorin brenda komunës së Prizrenit dhe jo jashtë saj, si dhe jo për Skorobisht dhe Korishë
4. Kërkesat për leje duhet të drejtohen tek Shtabi Emergjent Komunal

Ndërsa për lëvizjet jashtë Prizrenit dhe për të hyrë në Komunën e Prizrenit, duhet të bëhet kërkesë në Shtabin Emergjent të Komunës së Prizrenit përmes email-it: Shtabiemergjent.kpz@gmail.com ose përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo duke shkruar në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200. Pastaj Shtabi bën kërkesën në Qendrën Operative të MPBAP-së.

Lëvizja e lirë vlen edhe për listën e profesioneve esenciale sipas listës së mëposhtme të MPBAP-së.

– Profesionet shëndetësore
– Bashkëpunëtorët shëndetësor
– Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë
– Funeralet
– Kryeqi i kuq

Sektori i sigurisë

– Policia, IPK
– Ushtria
– AKI
– AME
– Kompanitë e sigurimit fizik (private)
– Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroporti
– Inspektoratet qendror dhe lokal
– Shërbimi korrektues (gardianët)

Shërbimet Publike
– Pastrimi, mirëmbajtja, DDD (publike dhe private)
– KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, ujësjellës-kanalizim, Telekomi, Posta, Interneti
– Media, TV, radio, portale
– Institucione financiare
– Miniera

– Transporti i zyrtarëve (jo i udhëtarëve)
– Transporti i mallrave

Administrata

– Stafi esencial i administratës qendrore

– Stafi esencial i administratës komunale

– Trupa diplomatike

– Kompanitë e prodhimit, transmetimit të shpërndarjes së energjisë dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme të intervenimeve

– Ndërmarrjet e ujësjellësve regjionale dhe ate vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme të intervenime

– Kompanitë e komunikimeve elektronike dhe kompanitë e tjera që operojnë në këtë fushë dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajte të domosdoshme të intervenimeve

– Kompanitë e menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave.

Asnjë koment

Comments are closed.