26-11-2024

Kompletohet Komisioni, 127 shqiptarë e 5 serbë aplikojnë për anëtarë të Bordit të RTK-së

Kryesues i Komisionit, Armend Zemaj tha se duhet të jenë më racional në përzgjedhjen e kandidatëve, derisa shtoi se 127 kandidat janë shqiptarë dhe pesë të komunitet serb.

“Aplikacionet janë pranuar, janë 127 kandidat ëshqiptarë dhe pesë nga komuniteti serb dhe duhet të jemi më racional dhe transparent”.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se intervistimet transparente duhet të jenë parim i këtij Komisioni.

“Momentin kur e kalojmë këtë pjesën e parë procedurale duhet ta bëjmë një orar kohor pasi që një bord i rëndësishëm është para përfundimit të këtij viti”.

Deputetja nga radhët e VV-së Doarsa Kica-Xhelili kërkoi që intervistimi i kandidatëve të shfaqet online.

“Kandidatët në fund që përzgjidhen t’i takojnë fushave të ndryshme dhe administrata t’i ndaj në profile të ndryshme, edhe intervistimet me pyetje shabllone nuk mundet me shpërfaq dhe intervistat me qenë më kreative”.

Ndërsa deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra tha se pajtohet që shoqëria civile të jetë e përfshirë në këtë proces.

“Duhet t’i bëjmë pyetjet standarde për të gjithë kandidatët, pasi po flasim për më shumë se 130 kandidat dhe duhet të caktoni sa më herët intervistat që të kemi një kohë për secilin kandidat veç e veç”.

Në përbërje të Komisionit janë: Armend Zemaj, Armend Muja, Mërgim Lushtaku, Ardian Gola, Igor Simiq, Albana Bytyqi, Doarsa Kica-Xhelili, Duda Balje, Blerta Deliu-Kodra dhe Fitim Uka.

Asnjë koment

Comments are closed.